Me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas, profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ajshe Matoshi ka sfiduar veten e saj edhe në pikture, duke hapur ekspozitën e saj të parë me punimet e realizuara gjatë këtyre dy viteve.
Në vitin 2020 pësoi një sëmundje të rëndë dhe të papritur, e cila e la me disa vështirësi. Në pamundësi vete për të shfrytëzuar të folurit, realiteti i saj ndryshoi, kur filloi të shprehej përmes ngjyrave.
Artin e përdori si terapi duke pikturuar për orë të tëra çdo ditë. Për një periudhë të shkurtë arriti të përfundoj mbi 20 piktura, ku një pjesë e të cilave artdashësit gjilanas e patën rastin për ti parë të martën, ku u organizua edhe ekspozita.
Ndërkohë autorja e këtyre pikturave ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështet dhe kanë kontribuar për organizimin e kësaj ekspozite. Profesoresha Ajshe ka premtuar se ajo do të merret edhe në të ardhëm me pikturë.
Ajshe Berisha Matoshi u lind më 1963 në Prishtinë, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prishtinë, për të vazhduar studimet në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe.
Për shumë vite punon si profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjilan. Aktualisht është mësimdhënëse në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”. (A.B).