Te ndryshme

TAKIM ME BASHKËLUFTËTAR TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Takim vëllazëror dhe çaste të mira me djemt e Nënë Stanës, ushtarët dhe komandantët e UÇK-së, bashkëluftëtarët trima e sypatrembur, heronjtë e koridorit të famshëm lidhës të tri zonave të UÇK-së, të Karadakut, të Nerodimes dhe të Llapit, të heshturit me kontribute të mëdha në luftën çlirimtare Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi!

Koridori lidhës me kryeqendër familjen Gashi në fshatin Peshter, që kurrë nuk u dekonspirua nga ushtria dhe policia pushtuese serbe, ishte vija e hekurt që brenda saj kanë lëvizur me dhjetra e qindra ushtarë, luftëtar të UÇK-së! Ishte knaqësi që na u bashkua edhe Komandanti i njohur UÇK-së, bashkëluftëtari ynë Ejup Gashi nga Mramori, i njohur me pseudonim luftarak Mala i UÇK-së!

Bashkë në ndejën e paharruar ishte edhe djali sipmpatik i Fatmirit!

Qëndruam bashkë më shumë se 2 orë, por koha kaloi shume shpejt, kjo sepse, temat ishin të gjitha të luftës për liri, çlirim e pavarësi nga Serbia pushtuese, por edhe për nderim e mirenjohje të Nënë Stanës së UÇK-së! Gjithashtu biseduam për nderim të familjes shqiptare katolike Gashi dhe shtëpisë së kryefamiljarëve atdhetar Nue e Stana Gashi, për tu bërë shtëpi bazë e UÇK-së dhe Shtëpi Muze Kombi!

Ismet Sylejmani, Prishtinë, 29 Shtator 2024!

You Might Also Like