Ish-drejtorë komunale të Komunës së Gjilanit janë takuar këtë të shtunë, në një takim të përbashkët e siç ka shkruar Murat Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrit e Pronës, shpesh merret si referencë përbërja e bordit të drejtorëve 2001-2007. Niveli profesional, menaxherial, etik dhe njerëzor ishin atribute të tyre.
Themelimi i institucioneve, ndërtimi kapaciteteve, pasojat e luftës, zhvillimi ekonomik, shërbimet dhe mirëqenia e qytetarëve, ishin synim dhe përkushtim i tyre.
Një pjesë e tyre, ende me pasion kontribuojnë që Republika e Kosovës të jetë pjesë e integruar në EU, kurse disa kanë arritur pensionim, por dija dhe përvoja e tyre mund të shfrytëzohet për konsulenca të ndryshme.
“Disa kolegë e udhëheqës tanë prej më të mirëve, si Enver Muja, Agim Rexhepi, Xhemail Hyseni, Nehat Ramadani, Zjadin Maliqi, e Nuhi Nuhiu tani më nuk janë në jetë. I kujtojmë me pietet dhe lutemi për ta”, ka shkruar Hoxha, që ka shtuar se kanë respekt edhe për ata që sot nuk ishin në mundësi të u bashkohen, Dr. Jashar Ramadani, Shpresa Vokshi Hajdari, Habib Mahmuti, Avdyl Brestovci dhe Fadil Gashi.
“Takimi i ardhshëm është planifikuar të mbahet në qershor 2024. Qofshi me shnet, e mirë u takofshim”, ka shkruar Murat Hoxha./kryelajmi.com/.