Ngasja e motoçikletave është sport shumë i popullarizuar në rajonin e Gjilanit për shkak të adrenalinës të cilën nuk e ndjejnë vetëm pjesëmarrësit por edhe publiku! E kur bëhet fjalë për MotoCross një pjese të madhe i’u kujtohet emri Blerim Aliu apo siç njihet ndryshe me nofkën “Livoçi”. Ai nisi karrierën qysh shumë kohë më parë dhe ka arritur suksese edhe jashtë Kosovës ku ka fituar çmime të shumta. Ai është pjesë e Enduro Club Livoçi, klub i cili po tërheq motoristë të ri! Këtë të diele për të gjithë të apasionuarit pas motorëve mbahet gara e radhës “Enduro Race” pjesëmarrjen në të cilën e ka konfirmuar edhe kampioni i shumëfishtë “Livoçi” ku në një postim në Facebook ai i uron sukses garuesve të tjerë si dhe shprehet shumë optimist për fitore! Gara mbahet në fshatin Uglar më 4 Prill duke filluar nga ora 10:00. E me pjesëmarrjen e tij spektakli është i garantuar!
Kledia Mehmeti, Jona Kallaba