Libri

TIKA realizon projektin e bibliotekës në Miresh

Inaugurohet biblioteka në shkollën “Nazim Hikmet”, kryetari Hyseni falënderon organizatën TIKA për mbështetjen e vazhdueshme

Gjilan, 17 nëntor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağri Sakar, nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysein dhe përfaqësues të tjerë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e bibliotekës në shkollën “Nazim Hikmet”, në fshatin Miresh.

Kryetari Hyseni është shprehur falënderues ndaj organizatës turke TIKA Kosova për mbështetjen e vazhdueshme.

“10 studentë nga Universitetet e Turqisë realizuan projektin që përmban ngjyrosjen e bibliotekës, instalimin e inventarit, pastrimin e bibliotekës si dhe vendosjen e librave në të. Ky projekt u mbështet nga organizata TİKA Kosova. Përherë falënderues dhe mirënjohës për miqtë e komunës”, ka theksuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

You Might Also Like