KRONIKË E ZEZË

U arrestua edhe i dyshuari i pestë për vrasje në Gjilan

Gjilan, 09 Nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë, me incialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 08 Nëntor 2021, në Gjilan, në të cilën me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri E.R.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.

 

 

You Might Also Like