Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur nënkampione kë të Kosovës në ping pong në garat që këtë të enjte janë mbajtur në Ferizaj.
Fillimisht vashat tona ishin më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga Prishtina, të cilat i mundën me rezultat 3:1, kurse më përpara u dolën lojtaret nga Gjakova, të cilat i mundën me rezultat 3:1 dhe në finale u përballën me nikoqiret nga Ferizaj, të cilat ishin më të mira dhe fituan me rezultat të ngushtë 3:2.
Vashat e udhëhequra nga mësimdhënësi i Kulturës Fizike dhe Sportit, magjistër Blerim Shala meritojnë çdo lëvdatë për lojërat e treguara e Lena Osmani, Liza Shabani, Eldë Salihu dhe Arbenita Sherifi që janë garuese të reja, mbetet që vitin e ardhshëm të synojnë të stolisen me të artën.