Sporte të tjera

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” për të tretin vit me radhë kampione regjionale në Ping Pong

Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani për të tretin vit me radhë janë shpallur kampione regjionale në pingpong dhe edhe kësaj radhe ato do t’a përfaqësojnë Regjionin e Gjilanit në garat që do të mbahen në nivel vendi.

Të udhëhequra nga trajneri i tyre, magjistër Blerim Shala, profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit, vashat e gjimnazit Lena Osmani, Liza Shabani, Imrane Berisha dhe Elsa Rrusta pa e humbur asnjë set kanë mundur bashkëmoshataret e tyre nga Vitia dhe nga Kamenica me rezultat 3:0 dhe janë shpallur kampione.

Siç ka theksuar Blerim Shala, profesor, në sportin e pingpongut kjo shkollë po arrin rezultate të lakmueshme në këtë sport dhe edhe këtë vit do të jenë favoritë për t’u shpallur kampionë në nivel vendi. Shala ka falënderuar drejtorinë e shkollës për kushtet e ofruara si dhe lojtaret për përkushtimin gjatë stërvitjeve.

Edhe ky sukses dëshmon se në këtë shkollë, përpos arritjeve në të nxënëit, rëndësi shumë e madhe i kushtohet edhe aktiviteteve të tyre dhe se rezultatet nuk mungojnë, andaj përgëzime për profesorin Blerim Shala, aktivin e Kulturës Fizike dhe të Sportit si dhe për nxënëset që e bëjnë krenare këtë shkollë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like