Drita gjatë tërë ndeshjes e ka mbajtur në zënën e rreptësisë ekipin e Dukagjinit nga Klina, por pa ia dalë të shënojë deri në minutën e fundit. Dhjeta raste u huqën, portieri I Dukagjinit Altik Muhaxhiri nxirrte topa që dukej se po futeshin në rrjetë, pati edhe goditje të transversales, por rrjetat nuk u prekën deri në minutën e fundit.
Drita kishte protestuar ashpër kur në fund të pjesës së parë kishte një ndërhyrje të palejueshme ndaj Xh. Shabanit, por gjyqtari nuk dha penalti.
Në minutën e fundit të pjesëlojës së dytë, kur Drita po sulmonte me të gjitha forcat, kur Erjon Vucaj u ndal në zonë nga Ilir Syla dhe gjyqtari kryesor Visar Kastrati akordoi penalti.
Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Izair Emini, i cili gjuajti furishëm në anën e djathtë pjesë në të cilën u hodh edhe portieri Izair Emini, por pa mundur që të ndalë topin që u përplas në rrjetë, për rezultatin përfundimtar 1:0.