Gjilan – Sot është mbajtur takimi ku është organizuar shitja e aksioneve të SC Gjilani, në të cilën ka mbërri vetëm një ofertë nga pronari i AR-KATANA , Muhamet Ajrullahu.
Njeriu i autorizuar nga ish-pronari i SC Gjilani, Florim Zuka, është avokati Arsim Vranovci i cili edhe njeher ka detajuar shitjen e SC Gjilani. “Është bërë një keqkuptim i madh. Disa persona kanë bërë propagandë se SC Gjilani nuk do të shitet duke shtuar më tutje se ish-presidenti Florim Zuka nuk po e shet klubin, kjo është shumë e pa vërtetë, Florim Zuka më ka autorizuar mua si avokat dhe po ju bëj me dije se Zuka i ka kryer pagesat të cilat i kishte, por klubi është në shitje. Zuka do të jetë besnik ndaj klubit gjerë në momentin që klubit shitet”, ka bërë me dije Vranovci.
Avokati Arsim Vranovci ka treguar edhe rreth ofertave për blerjen e SC Gjilanit. “Ne kemi punuar tani e tri javë angazhime në mënyrë vullnetare, duke i kontaktuar mbi 15 kompani Kosovare shumë të forta, por në momentin e fundit ato kompani kanë hequr dorë duke më kontaktuar pasi disa individ kanë përhapur thashetheme se kryetari Florim Zuka nuk largohet nga klubi dhe kjo është arsyeja që këto Kompani nuk kanë ofertu duke i bërë një dëm të madhe SC Gjilani. Megjithatë ne kemi një ofertim nga kompania AR-KATANA, e cila është e mbyllur në pliko dhe nuk dimë se cila është oferta e tyre, por kjo enigmatikë do të zgjidhet brenda 24 orëve duke e bërë publike”