Ibrahim Sefedini –
Annemasse Francë Annemasse, Francë , 16 nëntor – Në Annemasse të Francës, është mbajtur Forumi Ndërkombëtar I Moblitetit të Qëndrueshëm 2030. Në këtë forum që është organizuar nën patronatin e OKB-së krahas delegacioneve të shumta nga shtetet e ndryshme të botës, morrën pjesë edhe delegacionet nga Republikat e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Qëllimi I këtij forumi ishte diskutimi I mundësive për një moblitetet të qëndrushëm dhe për ndërtimin e urave të bashkpunimit mes njerëzve. Delegacioni I Kosovës në përbërje Sokol Haliti, kryetar I Vitisë, Taulant Balaj menaxher I resurseve njerëzore në kuadër të MKRS-së, si dhe përfaqësuesit e drejtorive për urbanizëm dhe asaj për arsim të komunës së Istogut, krahas pjesëmarrjes në punimet e forumit, realizuan edhe takime të shumta me personalitete të ndryshme të shtetit të Francës si dhe komunave të ndryshme të komunave të Francës , Zvicrës, Meksikës etj. Kryetari I Vitisë, Sokol Haliti në një bashkbisedim që pati me ambasadorin e Paralamentit të Francës Francois Rivassrau, e ka njoftuar atë me karakteristikat e komunës së Vitisë dhe kahet e zhvillimit të kësaj komune. Kurse ambasadori Rivassrau, pasi ka theksuar se ka pas rastin dy herë ta vizitoi Kosovën ka thënë se pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këto aktivitete ka rëndësi pasi ndihmon në zhvillimin e komunave të Kosovës. “Shpresoi se Kosova krahas zxhvillimit shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e proceseve të integrimeve evropiane”, ka thnë ambasadori Rivassrau. Delegacioni I Kosovës në takimet që kishte me drejtues të komunave të ndryshme kanë diskutuar mundësitë e bashkpunimit mesë komunave të Kosovës dhe Francës, Zvicrës, Meksikës, Marokut etj. Ky aktivitet I delegacioneve nga Kosova dhe Shqipëria u mundësua nga Shoqata e Miqësisë Franko –Shqiptare dhe presidenti I saj Tahir Shabani. “Si shoqatë në vazhdimësi po angazhohemi që të lobojmë për qështjen e Kosovës në gjithë mekanizmat ndfërkombëtar dhe në këtë drejtim është realizuar edhe kjo viztë në mënyrë që edhe Kosova të jetë shtet I barabartë me vendet e ndryshme të botës” ka thënë Shabani. Kurse kryetari I këshillit bashkiak të Shkodrës Xhemail Bushati , është shprehur se ngjarjet e tilla mund të shërbejnë si një përvojë e mirë e Shqipërsië dhe Kosovës për të ndërtuar një bashkpunim edhe më të ngushtë mes veti dhe me vende tjera