Kryetari Haliti sot hapi zyrtarisht punimet e klubit për sezonën e re. Ai paraprakisht mbajti një takim me stafin e tij punues dhe me një pjesë të lojtarëve që këtë sezonë do të mbrojnë ngjyrat e klubit.
Klubi nga sot do të mbajë stërvitje të rregullta ku do të menagjohen nga stafi trajnerëve. Grupi lojtarëve do të kompletohet ne ditët ne vazhdim e ku shihet një frymë e mirë dhe shpresuese.
Ky është fillimi ynë në rrugën e rikthimit në vendin ky i takon të jetë KF Vllaznia.
Po ashtu shpresojmë dhe besojmë se klubi do të përkrahet fuqishëm nga qytetarët e Pozheranit dhe rrethinës, ku së bashku do te arrijmë suksese të njëpasnjëshme.