Futboll

Vllaznia nuk u mbajt deri në fund

Një çerek ore e ka ndarë Vllazninën e Pozharanit nga fitorja e në fund u humb e tërë ndeshja. Pozharanasit kanë pësuar humbjen e dytë radhazi, kësaj radhe në ballfaqim me Istogun me rezultat 3:2. Deri në minutën 75, Vllaznia e Pozharanit po udhëhiqte me rezultat 2:1 dhe dukej se fitorja, apo së paku barazimi do të ishin afër, por një gol i pësuar, bëri që të pranohet edhe një tjetër dhe Vllaznia është kthyer duarthatë.

Me këtë humbje, Vllaznia del nga zona që dërgon në Superligën e Kosovës, ngase tashti ajo është radhitur e gjashta me 13 pikë të tubuara.

You Might Also Like