LAJME

Zgjedhjet e Rinisë Demokratike të PDK-së u mbajtën edhe në nëndegën e Pogragjës

Gjilan, 24 prill/ Në vazhdën e orgnazimit të kuvendeve zgjedhore të Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan, nga Komisioni Lokal për Organizimin e Zgjedhjeve, edhe nëndega e RDK-së në Pogragjë mbajti dje zgjedhjet e saj, me ç’rast për kryetar e zgjodhi Lorik Fetahun, kryesinë prej 9 anëtarëve dhe delegatët për kuvendin e degës.

Në këtë tubim, me një interesim të mirë të të rinjëve dhe të rejave pogragjase, morrën pjesë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, z. Fehmi Mujota dhe z. Nisret Kelmendi, si dhe Shefik Surdulli dhe Nevzad Halimi nga Komisioni lokal i zgjedhjeve të RDK-së në Gjilan.

Duke i ururar zgjedhjet të rinjëve pogragjas, z. Fehmi Mujota foli për rëndësinë e zgjedhjeve në RDK dhe rolin e rinisë në PDK në të gjitha proceset që ka kaluar PDK-ja dhe vendi në përgjithësi. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje të rinjëve dhe të reja t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është e hapur për vlera për njerëzit që i takojnë shekullit 21. “Potencialin që e ka rinia jonë, i garanton PDK-së kthimin e pushtetit edhe në Gjilan me një qeverisje që vërtetë e meriton Gjilani, tjetërfare nga kjo e sotmja. Shihni rrjedhat e deritashme, proceset e rënda nëpër të cilat ka ka kaluar Kosova, po edhe Gjilani, PDK ishe ajo, respektivisht lidershipi i saj, që i priu të gjitha atyre proceseve të mëdha para luftës, gjatë saj dhe më pas, për vendin”.

Ndërkaq, duke e parë interesim e të rinjëve gjilanas për t’iu bashkuar PDK-së, këtë javë pritet mobilizm edhe më i madh për mbajtjen e zgjedhjeve të RDK-së edhe nëpër nëndegët tjera.

Shefik Surdulli /Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan/

You Might Also Like