Ekonomi

Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë

Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në kuadër të  Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë. Për hapjen e kësaj zyre Oda Ekonomike e Kosovës kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në muajin korrik me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër. Marrëveshja ishte nënshkruar në kuadër të Forumit me investitorët e Gjilanit nga Diaspora, organizuar nga albinfo.ch dhe albpoint.ch.

Zyra do të shërbejë si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe atyre në diasporë, për të gjithë prodhuesit kosovarë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që kanë ide inovative, për të kërkuar partnerë e bashkëpunëtorë biznesi në diasporën e Kosovës, raporton albinfo.ch.

<div “=””>

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u shpreh i gëzuar që po hapet edhe një derë e bashkëpunimit mes bizneseve brenda në Kosovë dhe atyre jashtë Kosovës.

Ndërsa Kryetari i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi, u shpreh se “beson fuqishëm që ky bashkëpunim do të sjell vlera të vërteta për të gjithë dhe do të kontribuojë për një të ardhme më të ndritur për Republikën e Kosovës”.

VIDEO

You Might Also Like