Gjilan

Migrimi po i lë shumë shkolla me më pak nxënës

Përgjatë vitit shkollor 2021/2022 arsimin parauniversitar e kanë braktisur 1 mijë e 384 nxënës. 90 prej tyre arsimin e obliguar (klasa 1-9) dhe 1 mijë e 297 arsimin e mesëm të lartë (klasa 10-12). Këtë vit akademik krahas atij paraprak 422 nxënës më shumë kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Nga numri total i nxënësve braktisës 94.9 për qind i përkasin komunitetit shqiptar, 2.17 për qind komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, 0.8 për qind boshnjak dhe 0.1 për qind turq.

Ndërsa për nxënësit e komunitetit serbë Ministria e Arsimit ka refuzuar të jap të dhëna, shkruan Insajderi.

Për parandalimin e këtyre rasteve, kjo ministri ka marrë masa si zhvillimi i doracakëve për veprim të ekipeve në shkolla dhe inspektorëve, si dhe ka mbajtur sesione nëpër shkolla me qëllim edukimin e stafit të shkollës.

Komuna e Pejës kryeson me 152 nxënës që kanë braktisur shkollën në vitin e kaluar akademik, Drenasi me 109 nxënës, Vushtrria me 92, Prizreni 88, Prishtina 81.

Por këto të dhëna të ministrisë po i mohon Muhamed Gjoka, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në komunën e Drenasit.

Sipas tij, në komunën e Drenasit asnjë nxënës nuk e ka braktisur shkollën këtë vit madje as në pesë vitet e fundit.

Për Insajderin, ai ka theksuar se në shkollat e Drenasit në klasën e parë janë regjistruar 61 fëmijë më shumë sesa duhej të regjistroheshin bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ndëkaq, nënkryetari i komunës së Istogut për komunitete dhe kthim një herësh edhe përfaqësues i komunitetit egjiptian, Valmir Rama, ka deklaruar se për uljen e numrit të rasteve që braktisin shkollën, institucionet duhet të fokusohen në punësimin e qytetarëve sidomos atyre nga komunitetet jo shumicë.

Ai ka theksuar se jetesa në kushte më të mira nuk i detyron nxënësit ta braktisin shkollën.

Rama ka shtuar se ligji i obligon institucionet të veprojnë për të parandaluar braktisjen tek të gjithë anëtarët e të gjitha komuniteteve.

“Për tu parandaluar braktisja e shkollës ministria duhet të zbatoj ligjin dhe t’i vë në funksion mekanizmat ekzistues lokal, dhe të mos trajtohen komunitetet si raste të veçanta të cilat përjashtohen për zbatim të ligjit”, u shpreh Rama.

Shkaqet ekonomike, sociale, elemente të dhunës në familje, të trafikimit, sigurisë, sëmundjes., etj janë disa nga arsyet për mos vijimin e shkollës nga 1 mijë e 94 djem dhe 290 vajza./Insajderi

You Might Also Like