Ballkani nuk I ka bërë tunelin e zakonshëm FC Dritës, ekip ky që ka siguruar titullin e kampionit për stinorin 2024/2025. Këto dy ekipe, më të mirat në vend janë përballur në një ndeshje prestigji, në të cilin FC Drita është futur me një formacion më ndryshe se herëve tjera.
Në një ndeshje të hapur, Ballkani ka arritur në epërsi në minutën 16, kur pas një topi jo mirë të amortizuar nga portieri Maloku, Adetunji nga afërsia e futi atë në rrjetë. Mirëpo disa minuta më pas Eris Abedini pati një ndërhyrje tejet e rrezikshme në Iljasa Zulfijin e Dritës dhe pas shikimit edhe në VAR mesfushori i Ballkanit përjashtohet me karton të kuq nga ndeshja.
Një lojtar më shumë në fushë ishte një mundësi më e mirë për Dritën dhe kjo edhe u konkretizua me një gol mjeshtëror që e ka shënuar Besnik Krasniqi, i cili nga anash e qëlloi topin me efe me këmbën e djathtë dhe e dërgoi atë në këndin e djathtë të poshtëm të portës së Ilijazit. Me rezultatin 1:1 është mbyllur pjesëloja e parë.
Në pjesëlojën e dytë nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi nga asnjëra anë e rasti më interesant ishte ai i minutën 88 kur Geralb Smajli pasi u ndëshkua me të verdhë e duartrokiti gjyqtarin Mervan Bejtullahu e ky menjëherë e ndëshkoi edhe me një të verdhë dhe e largoi nga loja, kështu që Ballkani mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, gjë të cilën Drita nuk e shfrytëzoi deri në fund të ndeshjes./kryelajmi.com/.