Vota për Aktin e Luginës së Preshevës në Komitetin e Dhomës për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan është historike për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Jam krenar që në vitin 2013, bashkë me një grup deputetësh, e kam sponsorizuar Rezolutën e Kuvendit për të drejta politike për shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit, e cila është miratuar me unanimitet të plotë.
Faleminderit të gjithëve që kanë punuar për jetësimin e këtij Akti në Komitetin e Dhomës për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, në veçanti botuesit të gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami.
Vota për Aktin e Luginës së Preshevës korrespondoi me përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare nga nahia jonë, Jonuz Musliu, për kontributin e të cilit i bëjmë homazh përgjithmonë!



