Futboll

A po bëhet pjesë e Gjilanit edhe sulmuesi Ahmed Jonuzi

Skuadra e Gjilanit ka nisur të riorganizohet dhe duket se i ka lënë anash telashet që kishte në fillim të këtij kampionati.

Pasi klubi ka rënë në duar të pronarëve të rinjë, tash radhën e ka skuadra të kompletohet.

Dje u raportua se ekipi ka arritur marrëveshje me portierin Betim Halimi.

Burime te GazetaSport.info mësojnë se shumë shpejt skuadrës pritet t’i bashkohet edhe sulmuesi i mirënjohur Ahmed Januzi i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Dukagjinit.

Llapi thuhej se ka arritur marrëveshje me Dukagjinin, por kanë qenë drejtuesit e ri të Gjilanit që e kanë bindur sulmuesin vushtrrias të kalojë në Anamorave.

Përveç Januzit, ekipi do t’i bashkohen edhe Kushtrim Shabani e Elton Cale, derisa bankina do t’i besohet trajnerit Gentjan Mezani. /GazetaSport.info

You Might Also Like