Kjo pikë ishte shumë e madhe për ne, kur kihet parasysh pozita që jemi në tabelë, ka thënë pas ndeshjes Drita – Ferizaj, trajneri i Ferizajt Arsim Abazi. „Luajtëm me kundërshtarin, i cili sikurse ne po bënë përpjekje që t’i ik pozitës që largon nga liga. Ne ndoshta kishim raste më shumë se Drita, por edhe lehtë kemi mundur të dënohemi nga një pakujdesi e jona, kur lojtari i ynë luajti me dorë në zonë të rreptësisë. Djemtë luajtën mirë, u angazhuan, patëm fat dhe kemi një portier shumë të mirë që na siguroi një pikë të madhe“, tha Arsim Abazi.