Gjilan

Alban Hyseni: E vërteta do të dal në pah

Siç është bërë tashmë e ditur, sot kam pranuar dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet.
Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura dhe i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike. Meqenëse organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje, presim që e vërteta të përcaktohet përmes proceseve ligjore dhe vendimeve përkatëse.
Unë refuzoj që të komunikoj me gjuhën e njejtë, sepse besoj te faktet dhe te e vërteta të cilën e kanë parasysh të gjitha palët, pavarësisht se si e proklamojnë.
Si kryetar i komunës, siguroj qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm. Askush nuk ka pasur qasje të paautorizuar në një zyrë kaq të ndjeshme, e aq më pak ndonjë aktivist i Lëvizjes.
Përgjatë javëve të fundit, fokusi im kryesor ka qenë siguria e një menaxhimi të drejtë dhe të përgjegjshëm të buxhetit komunal, i cili tashmë është votuar dhe do të shërbejë për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë.
Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like