KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për lajmërim apo kallëzim  i rremë (grabitje)

Gjilan, 25 korrik 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 18.07.2023, rreth orës 17:20 ka pranuar ankesë nga ankuesi me inicialet S.B. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar Goran) se gjatë udhëtimit nga Lublana (shteti Slloven) deri në Prishtinë nga katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës atij i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej 500 euro.
Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Gjilan pas një pune mirë të organizuar operacionele dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arrestuar tani të dyshuarin S.B. dhe pas intervistimit të tij në bazë të procedurave ligjore, janë gjetur fakte të qëndrueshme se i lartcekuri gjithë ngjarjen e ka deklaruar rrejshëm.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuari të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Lajmërim apo kallëzim  i rrem’’ dhe rasti procedohet në prokurorinë themelore.

You Might Also Like