Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 21.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar K.I. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar shqiptar). Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë, për veprën penale ,,Dhënia e ryshfetit’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.