E kanë marrë punën seriozisht dhe premtojnë se në fund të stinorit në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll do t’i gëzojnë simpatizuesit e tyre dhe mbarë komunën e Kamenicës e Anamoravën. KF Bashkimi nga Koretini ka vetëm një synim sivjet, inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës.
Ilir Berisha, sekretar i Klubit, thotë se KF.”BASHKIMI” nga Koretini ka filluar fazën e re të përgatitjeve. “Djelmoshat tanë kanë zbarkuar sot në Durrës për të vazhduar me akumulimin e energjive të reja.
Me t’u akomoduar në hotelin “Besani”, pasdite kanë vazhduar punën me intenzitet të plotë.
Djelmoshat tanë ju premtojnë se nuk do të kursehet as atomi i fundit i energjisë për të arritur qëllimin, inkuadrimin në ligën e parë”, ka thënë Berisha.