Futboll

Boshnjaku Almir Aganspahić shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te SC Gjilani

Sulmuesi boshnjak, Almir Aganspahić, shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si futbollist i SC Gjilanit. Burime të kryelajmi.com nga ekipi kuq e bardh që po stërvitet në Antalya të Turqisë, bëjnë me dije se angazhimi i këtij lojtari është punë e kryer dhe se vetëm pritet zyrtarizmi.

Almir Aganspahić është i lindur në vitin 1996 në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë. Ai është I gjatë 189 centimetra dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit. Ai ka luajtur për grupmoshat U21 të Bosnjë e Hercegovinës, por për momentin është pa klub dhe ai ka përzgjedhur SC Gjilanin.

Karrierën e ka nisur në Sarajevë (Bosnjë e Hercegovinës), pastaj ka kaluar në Osijek (Kroaci), prej aty në Raufoss (Norvegji) për t’u kthyer në Bosnjë te Mladost Kakanj, Krupa, Çeliku I Zenicës, Novi Pazar, Çukariçki, Sumgayit, në Shkëndijën e Tetovës dhe së fundit në ekipin Liepaja.

Ai te SC Gjilani do të gjejë bashkëkombasin Senad Jarović me të cilin pritet që të përbëjnë dyshen sulmuese tejet shtatëlartë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like