Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me kryetarin e Shoqatës Kulturore” Kosova Shkupi”, Rexhep Gyndyz, sot u ka shpërndarë drejtorëve të institucioneve edukative arsimore të Komunës së Gjilanit, mjete teknike, 456 projektorë, 4 tabela interaktive, perde të projektorëve si donacion i dhuruar nga Drejtoria e Arsimit të Bursës së Turqisë.
“Në emër të kryetarit Haziri dhe Drejtorisë së Arsimit të Gjilanit shpreh falënderim të madh për bashkëpunimin e sinqertë mes dy drejtorive të arsimit dhe për donacionin e dhuruar për shkollat e komunës së Gjilanit”, ka thënë me këtë rast drejtori i DKA-së, Nazmi Musa.
Ai tha se ky donacion i dhuruar është premtuar nga vizitat e përbashkëta në mes dy drejtorive, Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Gjilanit dhe Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Bursës.