Kamenicë

Dardanapress nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kamenicë

Dardanapress nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kamenicë

Organizata JoQeveritare Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress, përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja, ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Drejtorinë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport z.Behar Hyseni.

Projekt Menaxheri i projektit Sherafedin Vranja, fillimisht e ka njoftuar Drejtorin Hyseni lidhur me qëllimin dhe objektivat e projektit, aktivitet të cilat do të realizohen gjatë implementimit të projektit.

Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është Promovimi i Trashëgimisë Kulturore përmes prezantimit të diversitetit kulturor, mbrojtës dhe promovimit të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, z. Behar Hyseni, është zotuar se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje, me qëllim të realizimit të objektivave duke rritë bashkëpunimin më të mirë me Organizatat e Shoqërisë Civile në Komunën e Kamenicës.

“Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore” është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Fushën e Artit dhe Trashëgimisë Kulturore.

You Might Also Like