LAJME

Delegacioni i të rinjëve nga Gjilani po qëndron në Strasbourg

 

Të rinjtë nga Gjilani që nga data 12 Prill po qëndrojnë në Francë (Strasbourg), ku po zhvillojnë takime me institucionet Europiane. Sot me 15 Prill delegacionin nga Shoqëria Civile të udhëhequr nga Diellza Selishta është pritur në takim nga Stefano Valenti ku temë diskutimi ishin partneriteti i Shoqërisë Civile nga Gjilani dhe Këshilli Europian. Organizata Franceze M.A.N po jep mbështetje të plotë që ky partneritet të arrihet dhe Gjilani të përfitoj një mbështetje të madhe për aktivitetet rinore. Gjithashtu ky udhëtim mbështetje të plotë kishte edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Gjatë ditëve në vijim ky delegacion rinor do të ketë takime me Parlamentin Evropian, Organizata Rinore Franceze, Konsullatën e Kosoves ne France që ti bashkërendoj aktivitetet lobuse për projektet rinore.

You Might Also Like