Futboll

Drita nuk qëndroi në fund

Prishtina dhe Drita kanë dhënë një ndeshje shumë të pëlqyeshme dhe në fund u desh që të kënaqen me rezultat të barabartë 1:1. Drita ishte më e mirë në pjesën e parë të lojës e Drita në të dytën, por në fund të ndeshjes u duke se më të kënaqur me rezultatin ishin Prishtina, ngase arritën të barazojnë shumë vonë.

Që në minutën e pestë Drita pati një rast shumë të mirë, kur pas harkimit nga e majta të Almir Ajzerajt, Kastriot Selmani me kokë gjuajti në këndin e poshtëm të majtë të portës, por portieri Ardit Nika i Prishtinës shpëtoi gol të sigurt, pasi që u hodh i tëri dhe ndali topin që po futej në rrjetë.  Në minutën 39 Drita erdhi në epërsi kur pas një shpërthimi nga e majta, Krasniqi i iku Ajdinit dhe gjuajti në portë, ku intervenoi portieri Nika e topi u kthye deri te Arb Manaj, i cili nga afërsia e futi në rrjetë për 0:1.

Pjesëloja e dytë ka nisur me sulme të furishme të Prishtinës dhe rasti më i mirë erdhi në minutën 50 të ndeshjes, por portieri Faton Maloku e ndali me këmbë topin që po shkonte drejt rrjetës. Edhe në minutën 65 shpërtimtar i Dritës ishte Faton Maloku, i cili ndali me duart gjuajtjen e Gallapenit.

Në minutën 82, Blerim Krasniqi ka mundur të mbyll dilemën e fituesit, ngase nga një pozitë shumë e mirë ai e ka huqur portën, pasi që më herët ishte shërbyer nga Zylfiu.

Drita ka pësuar krejt në fund, kur në minutën 89 pas një sulmi të gjatë dhe harkimit nga e djathta, Leotrim Kryeziu u shkëput më së larti dhe me kokë e futi topin në rrjetë. Ndodhi krejt kjo në minutën 89. Drita sërish pati një rast shumë të mirë, por kësaj radhe Blerim Krasniqi u vonua dhe rezultati ngeli i barabartë 1:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like