Futboll

Drita përshëndetet me titullin

FC Drita ka dëshpëruar tërësisht, ngase nga njëri nga mëtuesit kryesor për titull kampioni dy javë më parë, një xhiro parafundit të kampionatit tashti më nuk ka asnjë shpresë se mund të fitojë titullin. Pas humbjes ndaj Ballkanit e barazimit me Gjilanin, Drita në fushë të vet ka humbur edhe ndaj Malishevës që po lufton për mbijetesë me rezultat 0:1 dhe pas fitores së Ballkanit ndaj Ferizajt, çështja e kampionit të Kosovës për stinorin 2022/2023 është vendosur, ai është FC Ballkani, kurse Drita mbetet e dyta dhe do të luaj në Europa Conference League.

Drita pati më shumë nga loja, më tepër sulmoi, por e gjithë loja e saj ishte shterpe dhe këtë e dënuan mysafirët në minutën 58, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, KF Malisheva ka shënuar nëpërmjet lojtarit të saj Ronald Sobowale, i cili shënoi nga afërsia.

Pak para fundit të ndeshjes, Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë, ngase mbrojtësi Ilir Blakqori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like