Gjilan, 16 shtator 2018 – Ekipet e kompanive publike ‘Hidromorava’ dhe ‘Ekohigjiena’, kanë vazhduar aksionin së bashku me vullnetarë të tjerë në pastrimin e asfaltit, respektivisht larjen e shesheve, trotuareve dhe pastrimit njëkohësisht.
Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar për angazhimin, punëtorët e dy ndërmarrjeve gjilanase, të cilët kanë vazhduar aksionin edhe sot me fokusim në pastrimit me ujë të shesheve e trotuareve, në pjesë të ndryshme nëpër qytet, për të vazhduar edhe në ditët në vijim, në mënyrë që ambienti të jetë gjithnjë e më i pastër dhe atraktiv për qytetarët e Gjilanit.
“Edhe përkundër që është ditë vikendi ekipe të caktuar kanë vazhduar me punë në pastrimin e hapësirave të varrezave të qytetit dhe në fshatra të ndryshme, kurse në ditët në vijim, aksioni do të vazhdoj në largimin e deponive të egra të cilat tashmë janë të evidentuara në lokacione të ndryshme nëpër qytet dhe fshatra, por edhe në të gjitha lokacionet tjera kudo që ka nevojë për pastrim të ambientit”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.
Ai ka apeluar tek të gjithë qytetarët, operatorët privat, bizneset etj., qe te vazhdohet me aktivitet ne pastrimin e Gjilani.