20 profesionistë shëndetësor i shtohen Gjilanit
Pesë mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 3 teknikë laborantë dhe 2 teknikë të farmacisë tani e tutje do të ofrojnë shërbime në QKMF për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë.
Ne do vazhdojmë të plotësojmë vendet e lira në personelin shëndetësor, njëkohësisht duke rritur kualitetin e shërbimeve profesionale dhe duke ofruar kushte cilësore për të gjithë ata që japin shërbime.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit