Skuadra e Dritës ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në kampionat, duke e mposhtur sonte Kerasan Prishtinën në Gjilan, me rezultat 84:70. Qëndrim Demi me 28 pikë, 15 kërcime e 9 asistime ka qenë fantastik në lojën e tij sonte, ndërsa me 18 pikë të tjera ka kontribuuar edhe Diellor Maksuti në fitore. Te Kerasan Prishtina, lojtari me më së shumti pikë sonte ka qenë Eris Zeneli me 25 të shënuara.
Me fitore, Drita bën bilancin 3-3, ndërsa Kerasan Prishtina tash ka bilanc 1-4.