Libri

Eja!

Eja!
Eja të luajmë çka nuk jemi!
Mjaft gjatë qemë lodra të së pamëshirshmes çka jemi.
Të tkurremi, të marrim vogëlsi,
Të mos mund të na shohin as krimbat e zi.
T’u hyjmë në bark, të ndërrohemi ca,
T’u sjellim dhembje sa s’ka.
E t‘ua kthejmë ç’na bënë, një çikë.
S’hahet, as do të hamë nga ta asnjë pikë.
Me erë çiltërsie të gjallojmë, mbi të të pluskojmë,
Derisa dielli të thajë çdo ujë ligatinash, habitate krimbash,
Eja të luajmë çka nuk jemi!
T. Kola

You Might Also Like