Futboll

Enea Koliqi mposhtet pas 764 minuta lojë

Pas 764 minuta lojë është mposhtur portieri i Gjilanit Enea Koliqi. Golin e fundit portieri gjilanas e kishte marrë nga Arbëria në ndeshjen e luajtur në Gjilan dhe sërish ka qenë një lojtar i Arbërisë që i ka shënuar atij.

Pas një loje të mirë në mbrojtje të ekipit të Gjilanit, në sulmin e vetëm të Arbërisë, sulmuesi Lutfi Bilalli ka mposhtur portierin Enea Koliqi, duke ia ndërprerë atij vargun e minutave të të qenit i pamposhtur.

You Might Also Like