Nuk i dhanë hapësirën e duhur te Gjilani e ai ka vendosur të bëhet pjesë e Llapit.
Tashti kalimi i tij te ekipi që drejtohet nga Tahir Batatina është punë e kryer. I riu Erlis Xhemajli do të jetë pjesë e Llapit nga Podujeva e nënshkrimi i kontratës së re do të bëhet këtë të hënë.
I rritur te grupmoshat e reja të Shkollës së Futbollit Shkëndija, që drejtohet nga babai i tij Veton Xhemajli, ish-futbollist i njohur gjilanas, Erlisi pasi ka luajtur te kategoritë reja te SC Gjilani falë paraqitjeve të shkëlqyera është bërë pjesë e ekipit të parë, duke qenë në njëmbëdhjetëshen startuese, por më pas me ardhjet e reja te Gjilani, ndonëse në mbrojtjen e Gjilanit shpesh kishte zbrazëti, atij sikur nuk iu dha hapësira e duhur e tashti ai ka vendosur që karrierën t’a vazhdojë në Llap, ku pret të jetë në përbërjen e parë.
Xhemajli, që konsiderohet njëri ndër talenëtët e mëdhenj të futbollit gjilanas tashti do të nis një aventurë të re, por jashtë Gjilanit. /kryelajmi.com/.