Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, në krye me avokatin Arsim Vranovci, me 7 Prill, tek Vali Ranch në Gjilan, organizon eventin e lansimit të muzikës dhe videoklipit ‘Himni i Gilanit’ nga Naser Berisha, një nga muzikantët më të njohur dhe më të respektuar në Kosovë. Sponsorizues i këtij eventi do të jetë avokati dhe pronari i Global Cobsulting & Development Associates, Arsim Vranovci. Këshilli i Biznesit të Rajonit të Gjilanit ka qenë domethënës në mbështetjen e bizneseve dhe ndërmarrësve të qytetit dhe ky event është një dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj komunitetit. Në përgjithësi, eventi premton të jetë festë fantastike e Gjilanit, qytetarëve dhe kulturës. Eventi do të mbahet tek Vali Ranch, dhe fillon nga ora 19:00, ku pritet të ketë muzikë live nga Naser Berisha me band-in e tij dhe Greta Azizi, këngëtare e ftuar si mysafire speciale, dhe ushqime dhe pije të ndryshme.