Futboll

Gjilani me shpresë e pret ndeshjen e nesërme

Gjilani nën drejtimin e Klodian Duros ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit kthyes ndaj Progres Niederkorn në kuadër të Ligës së Konferencës.

Klubi konfirmon se atmosfera është shumë e mirë në skuadër, ndërsa kërkojnë përkrahjen e tifozëve, pasi që kalimi i turit do të thotë shumë për Gjilanin.

“Atmosfera dhe klima brenda kampit rrezaton pozitivitet, me futbollistët që janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër të garës”.

“Futbollistët presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e së enjtes”, thuhet në njoftim të klubit.

Klubi ka konfirmuar se tre lojtarët, Oltion Bilalli që luajti në ndeshjen e parë dhe Mevlan Zeka e Theophilus Solomon janë në pikëpytje për përballjen e së enjtes.

“Oltion Bilalli, Mevlan Zeka dhe Theophilus Solomon janë ende të pakonfirmuar për këtë përballje për shkak të lëndimeve të mëparshme, ndërkohë që stafi teknik do të shoh situatën e tyre para ndeshjes”.

Dueli kthyes ndaj Progres Niederkorn zhvillohet të enjten mbrëma më 20 Korrik me fillim nga ora 20.00.

You Might Also Like