Futboll

Gjilani ngadhënjen për të qenë më i qetë në vazhdim

Golashënues: 45+2′ Ismajli 1-0, 64′ Milev 2-0, 88′ Shillova 2-1.

 

Gjilani ka marrë tri pikë të vlefshme në ballfaqim me Feroniklin ’74 dhe tani më i qetë i pret ndeshjet në vazhdim.

Pas një mbizotrëimi të plotë në pjesën e parë, SC Gjilani ka shënuar krejt në fund të pjesës së parë, kur në minutën e dytë shtesë, pas një asisti të Bashës nga e djathta, në anën e kundërt u gjet Ismajli, i cili me një gjuajtje të fortë e qëlloi rrjetën.

Edhe në pjesëlojën e dytë Gjilani ka luajtur më mirë dhe kjo lojë i është shpërblyer në minutën  64, kur pas një harkimi nga e djathta, Milev kërceu më së larti në brendi dhe me gjuajtje me kokë ia doli të shënojë për 2:0.

Gjilani pas golit të dytë të shënuar deshi të ulë ritmin e lojës, por para fundit pësoi gol, pas një harkimi nga këndi, kur nga afërsia ka shënuar Alban Shillova për rezultatin përfundimtar 2:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like