Një gol i ka mjaftuar Gjilanit që ta fitojë takimin e luajtur sot ndaj Dukagjinit në Klinë.
Golin Gjilani e gjeti pak para fundit të pjesës së parë. Mevlan Zeka (44’) realizoi për 0-1, i shërbyer nga Baton Zabërgja, dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Përkundër rasteve të shfaqura në pjesën e dytë, asnjëra prej skuadrave nuk e gjeti dot rrjetën dhe goli i Zekës doli të ishte vendimtar për fitoren e mysafirëve, e treta me radhë në ligë për ta.
Kjo fitore bën që Gjilani ta konsolidojë edhe më tepër vendin e tretë, i cili dërgon në gara evropiane, kurse Dukagjini për momentin është i gjashti në renditje.
Xhiron e ardhshme, Dukagjini do të jetë mysafir i Malishevës, kurse Gjilani e pret Prishtinën