Futboll

Gjilani shokoi Llapin në “Zahir Pajaziti”

Llapi – Gjilani 0:1 (0:0)

 

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe ndaj Llapit në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në pjesën e parë më shumë raste kishte nga skuadra e Llapit, por rastet e tyre dështuan falë pritjeve të shkëlqyeshme të Enea Koliçit, por edhe falë mbrojtjes së Gjilanit, kurse në njërin nga rastet topi puthiti shtyllën e majtë dhe doli jashtë.

Gjilanit një herë iu dha rasti edhe atë në pjesën e dytë dhe Theophilius Solomon me urti qëlloi pjesën e zbraztë të portës për 0:1.

Llapi u sul drejt portës së Gjilanit, në një rast qëlloi edhe tërthorësen dhe topi ra pak para vijës fatale, por goli nuk ekzistoi.

Duke parë se mbrojtja ishte e pakalueshme, futbollistët e Llapit në çdo futje të topit në brendi edhe nëse dëbohej topi me kokë, ngritnin duart lart për penalti, shpesh edhe rrëzoheshin teatralisht pa ndonjë arsye.

Pak para mbylljes së ndeshjes, kapiteni Besar Musolli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por mbrojtja e Gjilanit u mbajt dhe ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve 0:1.

/kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like