Drejtoria për Arsim, ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Gjilanit për vitin akademik 2023/2024.
Shpend Nuhiu, drejtor për Arsim, tha se këto bursa ndahen për afatin kohor nga 1 shtatori i viti 2023 deri më 30 qershor 2024.
“Në total, janë të disponueshme 293 bursa për studentët e Komunës së Gjilanit”, tha drejtori Nuhiu.
Më tej ai tregoi se 164 prej tyre, në vlerë 60 euro në muaj, janë të destinuara për studentët e studimeve themelore që ndjekin studimet në universitetet e Kosovës, jashtë Komunës së Gjilanit.
Drejtori i Arsimit, shtoi se 109 bursa në vlerë prej 40 eurove janë për ata që studiojnë brenda komunës.
Ndërsa 20 bursa në vlerë prej 40 eurove ndahen për studentët e studimeve master.
Konkursi do të mbyllet pas 15 ditësh.