Futboll

Hyseni: Barazuam, por e merituam të fitojmë

Pas ndeshjes me Malishevën, trajneri i Gjilanit Alban Hyseni, ka theksuar se ekipi i tij e ka merituar fitoren, por që në fund u desh të kënaqen me një pikë.

“Ne ishim ekip më kërkuese në ndeshje, patëm raste shënimi dhe poseduam topin, por ishim të parët që pësuam. Ia arritëm të barazojmë dhe kthyem ritmin e lojës, por sërish pësuam nga një pakujdesi në mbrojtje. Deri në fund të ndeshjes ishim më kërkues, barazuam e patëm rast edhe të fitojmë, por që rezultati ngeli i barabartë”, ka theksuar Alban Hyseni, trajner i Gjilanit.

You Might Also Like