Është kompletuar tërësisht rruga, trotuari dhe shenjëzimi horizontal, (faza e parë) në rrugët “Adem Jashari” e “Zija Shemsiu”, të cilat po marrin krejtësisht një pamje tjetër.
Pas përfundimit të rrugës e trotuarit nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë, pritet të vazhdojnë punimet në pjesën e rrugës nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe.
“Rrugët “Adem Jashari” e “Zija Shemsiu”, po marrin shkëlqimin që e meritojnë”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
248 mijë euro është kostoja e kësaj rruge afër 800 metra e gjatë.