Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan për shkak të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, që mbahen më 11 qershor është mobilizuar menjëherë për këtë proces, duke shndërruar aktivittetin e saj në shtab zgjedhor si kudnër që ka mbajtur takime me kryetarët e pikave, aktivistët dhe strukturat tjera organziative, ku u bisedua për aktualitetin politik në vend dhe obligimet e detyrat konkrete për zgjedhjet e përgjithshme.
Drejtuesit më të lartë të këtij subjekti i kanë informuar ata për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për hapat që do të ndërmerren në mobilizimin e të gjitha strukturave partiake për zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Ndërkaq, pershtypja dhe disponimi për të votuar këtë parti nga elektorati i komunës së Gjilanit këtë herë është rritur pakrahasueshem dukshëm dhe me përmasa më të mëdha se çdo herë më parë, ndonese ne Gjilan LVV vahzdimisht ka qene njera nder partite me kryesore dhe nuk ka dyshim se në Gjilan në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e padiskuteshme e para. Lëvizja Vetëvendosje!, ka themeluar shtabin zgjedhor dhe trupat përcjellëse, të cilat do të përkujdesen për hartimin e agjendës së punëve për organizimin e fushatës elektorale.
Për shef të shatbit zgjedhor kjo parti poltike ka emëruar deputetin më aktiv të legjislaturës më të fudnit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarin e kësaj qendre Ismajl Kurteshin, ndërsa zëvendës shef të shtabit zgjedhor ka vendos për shefin e grupit të asambleistëve të LVV, Nevzad Isufin, derisa besimin për përgjegjës për informim e ka marrë asamblesiti tjetër në Kuvendin Komunal, Fehmi Sylejmani. Gjithashtu të gjtiha kryesitë e deritashme të pikave të kësaj partie janë shndërruar në shtabe zgjedhore.