Bujqësi

Isufi: 792 fermerë të Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në MBPZHR

Gjilan, 3 qershor 2022 – 792 fermerë të komunës së Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, i cili ka njoftuar se procesi i aplikimit ka përfunduar më 1 qershor.

“Ky proces ka filluar me date 26 prill 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 25 maj. Duke e parë fluksin e fermerëve të cilët për arsye tani më të njohura nuk e kanë kryer aplikimin, ne kemi dërguar kërkesë zyrtare ne MBPZHR për zgjatje të afatit për aplikim”, ka thënë drejtori Isufi.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e ka aprovuar kërkesën tonë, duke zgjatur afatin edhe për 7 ditë kalendarike për aplikim. E falënderojmë stafin e angazhuar dhe të certifikuar në këtë proces të cilët edhe në kohë pauze e pas orarit kanë qenë afër fermerëve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se krahasuar me vitin e kaluar, janë 97 fermerë më shumë që kanë aplikuar.

“Ne si Drejtori së bashku me zyrtarët të cilët kanë qenë të angazhuar, do të bëjmë regjistrimin dhe analizën e të dhënave të fermerëve që kanë aplikuar dhe në ditët në vazhdim do të prezantojmë një raport detal lidhur me kulturat, sipërfaqet dhe vlerat monetare që do të përfitojnë fermerët e komunës sonë”, ka përfunduar Isufi.

You Might Also Like