Kamenicë

Karaçeva e Poshtme nderon me mirënjohje të gjithë ata që kontribuojnë për paqen

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme në prag të Festës së 28 nëntorit, ka ndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në çështjen kombëtare dhe sensibilizimin e çështjes së vijës kufitare në Karaçevë të Poshtme.

Siç ka theksuar Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, 28 nëntori është një festë e madhe për popullin shqiptar dhe se shumë atdhetarë kanë dhënë jetën që Shqipëria të jetë e lirë.

Pikërisht në këtë ditë, Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme ka ndarë mirënjohje për KFOR-in, komandën e KFOR-it e në këtë ceremoni kanë marrë pjesë prof. dr. Mazllum Baraliu, prof. dr. Sadri Rexhepi, ushtaraku i lartë Shukri Aliu, pastaj Xhevat Sadiku, Skender Haliti, Verona Sadiku Haliti, Selver Keka dhe veprimtarë të çështjes kombëtare nga Komuna e Prishtinës, Vitisë e pjestarë të KFORit.

“Ne banorët e brezit kufitar i jemi mirënjohës të gjithë atyre që kontribuojnë në ruajtjen e paqes”, ka thënë Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme./kryelajmi.com/.

You Might Also Like