Presidenti I “Global Consulting Development Associates LLC” dhe i këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, afaristi i njohur e avokati, Arsim Vranovci, me 27 janar duke filluar nga ora 18:30 në Hotel Astoria, do të organizon Gala-Mbrëmje ku do të marrin pjesë rreth 250 kompani nga rajoni i Gjilanit.
Në këtë Gala Mbrëmje do të jenë mbi 100 musafirë nderi nga Parlamenti Evropian, Qeveria e Austrisë dhe Ambasada të ndryshme.
Poashtu, në këtë Gala Mbrëmje do të jetë edhe Eurodeputeti Austriak, Lukas Mandl, dhe disa ambasdorë miq të shtetit të Kosovës.
“Do të jetë një natë me shumë dashamirë të shtetit të Kosovës dhe me shumë afaristë të suksesshëm , të cilët me bizneset e tyre cdo ditë e më shumë po na bëjnë krenar. Në këtë takim, do të nderohen 31 afaristë të suksesshëm, si dhe do të përzgjidhet punëtori më i mirë i vitit nga radhët e kompanive të rajonit, do të këtë edhe një nderim të veqantë për euro-deputetin Austriak Lukas Mandl, i cili do ti ndahet titulli “Anëtar Nderi i Bordit”, të këshillit të bizneseve të Rajonit të Gjilanit”, thekson Vranovci.
Arsim Vranovci, ka treguar edhe rëndësinë e pjesmarrjës në këtë takim.
“Ky takim jo vetëm që i bën nder bizneseve të Anamoravës por edhe qytetit të Gjilanit e shtetit të Kosovës, ku musafirët e nderit do të shohin nga afër njohjet dhe arritjet e bizneseve të Anamoravës dhe kjo do të jetë një inspirim që cdo afarist të punon edhe më shumë në menyrë
të suksesshme për të kapur tregun evropian”, ka përfunduar Vranovci
Në këtë mbrëmje të shumë afaristve dhe musafirve të veqantë Eurodeputeti Austriak Lukas Mandl, do të pranojë titullin e nderit edhe nga “GRBC”.
Kjo Gala Mbrëmje bënë me dije se bizneset e Gjilanit e Anamoravës asnjëherë nuk do të mbeten anash por do të nderohen për punën e tyre të suksesshme.
Afaristi e Avokati, Arsim Vranovci është një shembull i pakët në shtetin e Kosovës, se si të vazhdohet përpara në ngritjen e menaxhimit dhe besueshmërisë tek bizneset vendore për të qenë sa më afër në tregjet evropiane.