Në ndeshjen e zhvilluar këtë të shtunë mes KH Zhegra – KH Trepça në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, fitore tejet të rëndësishme ka arritur KH Zhegra me rezultat final 33:30 edhe pse mitrovicasit para ndeshjes shiheshin si favoritë. Ndodhi e kundërta, pasi KH Zhegra nuk u dorëzua dhe iu doli arrë tejet e fortë ekipit nga Mitrovica.
Të gjithë lojtarët dhanë kontribut, por më të dalluarit ishin Alban Haziri, Arbër Aliu dhe Gëzim Misini dhe në anën tjetër me pritje bravoroze shkëlqeu edhe portieri Aron Ibrahimi.
Me këtë fitore KH Zhegra shton gjasat për Top 4.
Gjithashtu edhe te kategoria e kadetëve kanë shënuar fitore me rezultat 29:27.