Klubi më i vjetër i karatesë në qytetin e Gjilanit KK Drita, ka filluar t’a kthej lavdinë e dikurshme me rezultate pozitive, falë punës së palodhshme të trajnerëve të saj.
Në Turneun ” Zahir Pajaziti” që u mbajt sot, klubi KK Drita ka treguar performancë të shkëlqyer.
Nga 5 garues sa ishin pjesëmarrës, KK Drita u kthye me 3 medalje të bronzta.
Disiplina Kata
Idea Haziri vendi 3-të
Auron Ajeti vendi i 3-të
Nadon Hajdari vendi i 3-të
Alea Ajeti dhe Eror Haziri, kësaj radhe pa medalje.